Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Del Piero dhe idhujt e tij: Vialli ishte referencë, por e shihja veten te Baggio
9 Janar 2026 11:06 Alfred Lleshi Ditët e fundit u publikua episodi i parë i produksionit origjinal të “Sky Sport”, “1996, viti i Del Pieros”, që rrëfen simbolin e Juventusit përmes pamjeve të shpërthimit të talentit të tij, dëshmive të profesionistëve dhe gazetarëve, si edhe komenteve të vetë Alex. Duke kujtuar fillimet në Torino, “Pinturicchio” foli për pikat e referencës në rrugën drejt majës: “Vialli ishte pika ime e referencës për karizmën dhe mënyrën e të qenit sulmues, por unë e shihja veten te Baggio për rolin që doja të kisha, duke qenë se u rrita në vitet e Platini, Zico dhe Maradona”. Me “bishtalecin hyjnor” ndante origjinën nga Veneto dhe dialektin në stërvitjet e para: “Të flisja në dialektin veneto me Roberton më bënte...