Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Del Bosque: Të jesh trajner te Real Madridi, më e lehtë se te skuadrat e tjera
23 Dhjetor 2025 14:26 Alfred Lleshi Ish-trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, thotë se të drejtosh Real Madridin “është më e lehtë se te skuadrat e tjera” dhe se sot detyra kryesore e trajnerit Alonso është të “përdorë gjithë skuadrën” për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe të “ndërtojë një dhomë zhveshjeje të shëndetshme”. Del Bosque, që këtë të martë mbushi 75 vjeç, i bëri këto deklarata me rastin e marrjes së çmimit “María de Villota” 2025, për karrierën te Real Madridi dhe kombëtarja spanjolle, me të cilën fitoi Botërorin 2010. “Gjithmonë jam përpjekur të ndërtoj një ambient të mirë, të shëndetshëm, – theksoi ai, duke shtuar: – Duhet t’i përdorësh të gjithë lojtarët, kjo është puna e madhe e trajnerit sot”. Ai kujton se mori...