Deklarata/ Turkjilmaz: Shaqiri e Xhaka lojtarë me ndikim në Zvicër
Analisti i së përditshmes zvicerane “Blick”, Kubilay Turkjilmaz, ka bërë një analizë për klubet para fillimit të edicionit të ri të Superligës së Zvicrës. Në shkrimin e gjatë të legjendës së futbollit zviceran, është bërë një paralele e ndikimit të Xherdan Shaqirit te Bazeli dhe Granit Xhakës te Zvicra. “Xherdan Shaqiri është për Stephan Lichtsteinerin ajo që Granit Xhaka është për Murat Yakin”, shkruan ndër të tjera në redaksionalen e Turkjilmazit. Shaqiri ka ndikim të madh te Bazeli, ndërsa Xhaka është lider i Zvicrës. Shaqiri ishte shumë i rëndësishëm edhe te Zvicra. Por u pensionua pas “Euro 2024”. Zvicra në Kupën e Botës 2026 arriti në çerekfinale për herë të parë pas 72 vjetësh. Mitrovica e Kosovës fiton 10-0 ndaj kampiones së Moldavisë në Champions...
Burimi:
sot.com.al