Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

Deklaratat e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nuk janë pritur mirë në Ukrainë. Infantino deklaroi së fundmi se pezullimi i Rusisë nuk ka arritur asgjë përveçse ka shtuar urrejtjen, duke propozuar rikthimin e ekipeve ruse, të paktën në nivelin e të rinjve. Drejtori Ekzekutiv i Shakhtar Donetsk, Serhii Palkin, nuk u kursye me deklaratën e tij, ndërsa u përgjigj me tone mjaft të ashpra, duke kujtuar se Ukraina ndodhet në vitin e katërt të një lufte totale me qindra mijëra viktima dhe infrastrukturë të shkatërruar. Ai e sfidoi hapur Infantinon, duke e pyetur se pse në katër vite luftë nuk ka vizituar asnjëherë Ukrainën për të parë se si fëmijët luajnë futboll nën sirenat e sulmeve ajrore. “Pozicioni i Gianni Infantinos përfaqëson një shkëputje të...