Deklarata e trajnerit të Hull Sitit: Arbër Hoxha mund të çojë Shqipërinë në Botëror

Deklarata e trajnerit të Hull Sitit: Arbër Hoxha mund të çojë Shqipërinë në Botëror

Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares në këtë periudhë po punojnë fort me klubet e tyre për të siguruar performancë më cilësore dhe për të marrë minuta maksimale, në mënyrë që të ruajnë formën e tyre dhe të kenë një shans të ftohen në ekipin përfaqësues për ndeshjet e “play-off”-it të Botërorit 2026, ndeshje që zhvillohen në muajin mars. Duhet theksuar se në këtë moment lojtarët që kanë më shumë minuta dhe janë liderë në ekipet e tyre janë Hoxha, Asllani, Laçi e ndonjë tjetër. Por është ende herët për të thënë emrat e lojtarëve që do të grumbullohen nga Silvinjo, pasi ndeshjet e “play-off”-it duan edhe 3 muaj. Deri atëherë shumë gjëra mund të ndryshojnë, por lojtarët duhet të bëjnë kujdes që të mos dëmtohen....