Deco mban pezull qëndrimin e Lewandowskit: Varet nga ai, nuk i dimë ende planet që ka
13 Janar 2026 15:21 Alfred Lleshi Deco foli për aktualitetin e Barcelonës në “Cadena Ser”, pas fitores në Superkupë, duke u ndalur te Lewandowski dhe Ter Stegen. Për Superkupën: “E fituam, ky ishte objektivi. Barça–Real ka shumë jehonë dhe dimension”. Për shkarkimin e Xabi Alonso: “Më surprizoi pak; ishte në fillim të punës. Pa qenë në përditshmëri, është e vështirë të gjykosh”. Për “roje nderi” të refuzuar nga Reali: “Nga këndvështrimi sportiv duhet bërë; pas humbjes merren vendime të nxituara, është e kuptueshme”. Marrëdhëniet me Realin: “Këto janë çështje institucionale të presidentit Laporta. Kur ka tema publike të ndërlikuara, gjithçka bëhet më e tensionuar”. Finalja: “Reali është gjithmonë i rrezikshëm; ndeshjet vendosen në detaje. Nuk mendoj se bëri ndeshje të keqe”. Për Raphinha: “Po kthehet në nivelin...
Burimi:
telesport.al