Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Deco: Joao Cancelo na rrit cilësinë e skuadrës
9 Janar 2026 17:55 Telesport Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Joao Cancelo pritet të bashkohet shumë shpejt me klubin katalanas. Pas raportimeve se mbrojtësi portugez kishte rënë dakord për një huazim nga Al-Hilal, fillimisht u tha se marrëveshja nuk ishte mbyllur plotësisht, por deklaratat e fundit të Decos dhe presidentit Joan Laporta tregojnë se transferimi është tashmë në fazën finale dhe në rrugën e duhur për t’u zyrtarizuar. Duke folur për mediat, Deco theksoi se Cancelo u afrua për të rritur cilësinë e skuadrës dhe për të sjellë përmirësim në merkato. Sipas tij, ardhja e portugezit krijon më shumë fleksibilitet taktik, duke i dhënë mundësi Eric Garcia-s të mos aktivizohet si mbrojtës krahu dhe Jules Koundé-së të luajë në qendër në raste...