De Sciglio: Më donte Liverpool-i, por zgjodha Juven. Te Milani, edhe gabimi më i vogël…

De Sciglio: Më donte Liverpool-i, por zgjodha Juven. Te Milani, edhe gabimi më i vogël…

3 Shkurt 2026 14:39 Alfred Lleshi Mattia De Sciglio, 33 vjeç dhe aktualisht pa klub, ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”, ku ka ripërshkruar karrierën e tij nga Milani te Juventusi, me një ndalesë te Lyon: “Po stërvitem çdo ditë për të qenë gati. Nuk kam ndërmend të ndalem, ndihem mirë dhe kam ende shumë për të dhënë. Do të doja një tjetër përvojë jashtë Italisë”. Fillimet te Milani i kujton me emocione: “Ishte një ëndërr, isha tifoz i Milanit dhe Maldini idhulli im”. Por më pas erdhën vështirësitë: “Cikli kishte mbaruar, një dëmtim më hoqi vazhdimësinë. Pas disa ndeshjeve jo të mira, gjithçka shpërtheu”. De Sciglio pranoi se u bë shënjestër: “Prisnin gabimin më të vogël për të më sulmuar, rrjetet sociale u...