De Laurentiis dëshiron “ta blindojë” Conten; gati rinovimi deri në vitin 2029

De Laurentiis dëshiron “ta blindojë” Conten; gati rinovimi deri në vitin 2029

24 Dhjetor 2025 10:03 Alfred Lleshi Te Napoli jo vetëm që është rikthyer qetësia, por duket se idili mes Aurelio De Laurentiis dhe Antonio Contes është i destinuar të vazhdojë. Presidenti synon ta zgjasë kontratën e trajnerit edhe me dy vite. Conte do të qëndronte deri në vitin 2029, jo më deri më 2027. Kjo është ideja e ADL, mbetet të kuptohet qëndrimi i vetë trajnerit. Nga humbja në kampionat në Bologna te fitorja në finalen e Superkupës Italiane në Riad duket sikur ka kaluar një epokë, mes pakënaqësive dhe zërave për largim. De Laurentiis e ka mbrojtur gjithmonë Conten, duke theksuar rëndësinë e punës së tij: “Pse, kishit dyshime për të?” Megjithatë, historia tregon se Conte rrallë qëndron më shumë se dy vite në...