De La Fuente akuzon: Ishim gati ta luanim “finalissima” në Buenos Aires, por nuk donin

De La Fuente akuzon: Ishim gati ta luanim “finalissima” në Buenos Aires, por nuk donin

Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, diskutimeve të gjata midis UEFA-s, autoriteteve në Katar si dhe Federatës Argjentinase dhe asaj Spanjolle të Futbollit, u njoftua disa ditë më parë se “finalissima“ nuk do të luhet. Trofeu do të luhej midis Spanjës, fitueses së Kampionatit Evropian 2024, dhe Argjentinës, kampiones së Copa America 2024. Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, duke folur para ndeshjeve të radhës së kombëtares, sqaroi situatën. “Qëllimi im ishte të luaja në ‘finalissima‘. Gjithmonë e kam thënë këtë. Të luaja kundër Argjentinës, të fitoja një titull. Ne ishim gati për këtë ndeshje. Dua të falënderoj Federatën që u përpoq ta bënte këtë të ndodhte, si ndeshjen kundër Argjentinës ashtu edhe dy që do të luajmë tani“, tha De La...