De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

De Biasi rrëfehet në “Real Story”: Kur e mora vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka folur për periudhën në të cilën drejtoi ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se përpara ndeshjes me Izraelin, ai vendosi që të largohej nga kombëtarja. De Biasi thotë se nuk ia tha askujt, por e ndjente se kishte mbërritur në fund të rrugëtimit, pas 5 vitesh e gjysmë. Sokol Balla: Një nga momentet që mbaj mend më shumë simpati është mënyra si ti ike nga Kombëtarja. E kishe kuptuar se erdhi mbyllja e një cikli, por prite atë momentin kur arrite fitoren e fundit para se të jepje dorëheqjen dhe të largoheshe. Gianni de Biasi: Jo, mund të themi se e kisha vendosur përpara...