Davide Ancelotti: Jam rritur në Itali, do të doja të trajnoja aty gjatë karrierës sime

Davide Ancelotti: Jam rritur në Itali, do të doja të trajnoja aty gjatë karrierës sime

25 Shkurt 2026 13:18 Alfred Lleshi Davide Ancelotti, zëvendëstrajneri i Brazilit, foli për “Sky Sport” mbi të ardhmen e tij: “Ideja është të rikthehem trajner i parë pas Botërorit, pasi tani jam zëvendës i babait tim te Brazili dhe jam i fokusuar te kjo punë. Dua ta nis këtë rrugë, edhe pse kam pasur tashmë 6 muaj te Botafogo, një eksperiencë shumë e bukur, por e vështirë. E arritëm objektivin, kualifikimin në ‘Copa Libertadores’. Jam i hapur për vende të ndryshme, kam udhëtuar shumë me babanë dhe nuk kam problem të trajnoj edhe jashtë”. A mund ta shohim në Itali: “Po, do të më pëlqente. Kishin kaluar vite pa dhënë një intervistë në italisht. Jam rritur në vendin tim, duke luajtur dhe parë babanë tim...