“Dardanët” japin njoftim për biletat me ndeshjen ndaj Sllovakisë, të gjitha “sold out”
Kosova do të luajë në transfertë ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës, e tensionet në prag të këtij takimi po rriten me shpejtësi. Interesi është shumë i lartë nga të dy palët, por situatën e kontrollojnë sllovakët. Tifogrupi “Dardanët” ka njoftuar se nuk ka mbetur asnjë biletë në dispozicion për ndeshjen historike të Kosovës ndaj Sllovakisë, në “play-off”-in për kualifikim në Botërorin 2026. Ndeshja e 26 marsit ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në Kosovë. Rreth 1100 bileta i ishin dhënë Federatës së Futbollit të Kosovës e tash kur kanë mbetur më shumë se dy javë, nuk ka më në dispozicion. “SOLD-OUT’ për sfidën ndaj Sllovakisë. Të dashur tifozë, Nuk ka më bileta për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Si tifogrup veçse kemi marrë...
Burimi:
sot.com.al