Danimarka dhe Suedia kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA! Polemika dhe në Gjermani

Danimarka dhe Suedia kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA! Polemika dhe në Gjermani

Zgjerohet fronti që kërkon të braktisë kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik. Çështja ka përfshirë politikën, ndërsa në anën tjetër është linja e fortë e Washington-it mbi emigrimin, që u mohon pjesërisht tifozëve hyrjen në SHBA. Botërori nuk ka qenë kurrë më parë kaq në rrezik. Nuk bëhet fjalë për kualifikimin e ndonjë ekipit të madh, problemi është politik. Gjithmonë e më shumë vende europiane po mendojnë ta bojkotojnë eventin e verës, pas zhvillimeve të fundit në raportet me SHBA-të. Në krye të protestës është natyrisht Danimarka. Tentativat e Trump për të marrë Groenlandën (territor që i përket kurorës daneze) kanë irrituar opinionin publik. Në një sondazh të fundit të portalit “BT”, 90% e danezëve u shprehën pro bojkotit të Botërorit. Çështja ka prekur edhe Suedinë,...