Dani Carvajal ikën në fund të sezonit, Real Madrid bën “shopping” te Man. United. 35 mln euro për të zëvendësuar kapitenin

Dani Carvajal ikën në fund të sezonit, Real Madrid bën “shopping” te Man. United. 35 mln euro për të zëvendësuar kapitenin

16 Mars 2026 19:07 Telesport Duke qenë se kapiteni aktual Dani Carvajal do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid, lind nevoja për të bërë një ndërhyrje të nevojshme në krahun e djathtë, ku mbetet vetëm Alexander Arnold. “Defensa Central” zbulon se dy janë emrat që po ndjekin drejtuesit e “Los Blancos” për të gjetur zëvendësuesin e Carvajal: Achraf Hakimi dhe Diogo Dalot. I pari është një produkt i Real Madridit dhe tashmë është një nga më të mirët në botë në rolin e tij, por largimi nga PSG të paktën verën e ardhshme, duket i pamundur. Emri i dytë, që është shumë herë më i mundshëm, është Diogo Dalot, portugezi i Manchester United. 26-vjeçari admirohet nga klubi madrilen, që vlerëson cilësitë fizike...