Dallas humbet në sekondat e fundit, triumfojnë Minnesota e Indiana, shtyhet Chicago-Miami

Dallas humbet në sekondat e fundit, triumfojnë Minnesota e Indiana, shtyhet Chicago-Miami

Tri nga 4 ndeshje të planifikuara janë luajtur sot në NBA. Sfida midis Chicago dhe Miami u shty pas një vonese prej gati dy orësh për shkak të kondensimit në fushë, e cila kishte lagështi. Kjo erdhi për shkak se 24 orë më parë aty ishte luajtur një ndeshje hokeji (United Center është gjithashtu shtëpia e Chicago Blackhawks). Punëtorët u përpoqën ta thanin sipërfaqen duke përdorur fshesa dhe peshqirë, por pa sukses. Në ndeshjet e tjera, Utah Jazz mposhti në sekondat e fundit 116-114 Dallas. Lauri Markkanen me 33 pikë ishte më i miri në fushë. Fiton edhe ekipi i Minnesota, që mundi 131-133 Cleveland, ndeshje ku katër lojtarë të skuadrës vendase realizuan mbi 20 pikë. Ekipi i Indiana, falë 30 pikëve e 14 rebound...