Daku publikon foto nga stërvitja, lë të hapur mundësinë e pranisë në Kombëtare

Daku publikon foto nga stërvitja, lë të hapur mundësinë e pranisë në Kombëtare

Adriatik BALLA Trajneri i Kombëtares Silvinjo ka qenë i shqetësuar kohët e fundit, pasi shumë lojtarë të përfaqësueses kanë pësuar dëmtime dhe një pjesë e titullarëve rrezikojnë të mos jenë në takimin e 22 marsit ndaj Polonisë në transfertë. Natyrisht, trajnerit brazilian të Kombëtares i duhet një grup sa më në formë, lojtarë që kanë minuta në këmbë,q ë kanë të dhëna sportive cilësore dhe që janë aktivë në fushë. dëmtimet penalizojnë dhe Kombëtares në këtë fazë i duhen lojtarë në formë, lojtarë që sakrifikojnë në fushën e lojës. Megjithatë, disa nga të dëmtuarit po japin shenja rikuperimi të shpejtë. Sidomos lojtarët e sulmit janë ata që kanë shqetësuar më shumë trajnerin Silvinjo, pasi Daku, Manaj dhe Broja janë të dëmtuar. Daku synon rikthimin Sulmuesi...