Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Daku nën urdhrat e një trajneri serb, Mehmeti objekt i Panathinaikosit
Adriatik BALLA Disa lojtarë të Kombëtares janë sy e veshë nga merkato e dimrit, ku duket se Anis Mehmeti ka marrë ofertë të mirë nga Panathinaikosi grek. kurse për Mirlind Dakun ka befasi, sepse te Rubin Kazan ka gjasa të vijë në pankinë një trajner serb që luajti kundër Shqipërisë. Kështu, referuar mediave, Mirlind Daku mund të vendoset nën urdhrat e Dragan Stojkoviç. Ky i fundit është favoriti kryesor për të pasuar Rashid Rahimov, që u shkarkua nga Rubin Kazan. Klubi rus e shikon Stojkoviçin si pasardhësin e Rahimov. Vetë trajneri serb është pushim gjatë kësaj kohe, ndërsa në tetor u largua pas humbjes me Shqipërinë. Daku ndërkohë kujtojmë se u frenua pas nisjes së vrullshme ku shkëlqeu me gola. Dy humbjet e fundit në...