Daja pas ndeshjes: Jemi më pranë fitores në kthim me Aluminij
Dinamo dominoi ndaj Aluminij por në fund vetëm 1-1. Pas ndeshjes trajneri Ilir Daja tha. Klubi i Dinamos zbardh deklaratën e tij: Deklarata e trajnerit Ilir Daja pas barazimit 1-1 në fushën e Aluminij, në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Conference League: “E dinim që kishim një ndeshje të vështirë. Përballë kishim ekipin që në edicionin e kaluar ka fituar Kupën e Sllovenisë, ashtu siç edhe ne kemi fituar Kupën e Shqipërisë. Ishte e vështirë, së dyti, edhe për faktin që tre lojtarë tanë nuk morën vizën dhe nuk ishin prezent sot. Nuk e di se cila ishte arsyeja, por ata janë lojtarë të Dinamos prej më shumë se një viti. E treta ishte që, me shtimin e reshjeve, u munduam...
Burimi:
sportiim.al