Çudia quhet Bylis! Mundin Vllazninë dhe kalojnë Tiranën, Elbasani nuk gabon me Vorën

Çudia quhet Bylis! Mundin Vllazninë dhe kalojnë Tiranën, Elbasani nuk gabon me Vorën

Bylis ka marrë një rezultat fantastik në ditën e sotme. Ekipi i drejtuar nga Josa ka fituar në shifrat 2-1 kundër Vllaznisë. Ekipi më pak në formë i këtij viti nê Superiore ka arritur të fitojë ndaj skuadrës më në formë, Vllaznisë, që kishte kohë pa njohur humbjen. Stoilov realizoi një super gol në minutën e 47 duke sjellë festën te Bylis. Në fundin e takimit, emocionet u shtuan më shumë teksa Sanogo në minutën e 97 dyfishoi rezultatin. Vetëm dy minuta më vonë, Tafili ngushtoi rezultatin, por goli i shërbeu vetëm statistikave. Me këtë fitore, Bylis parakalon Tiranën në renditje. Nga ana tjetër Elbasani ka fituar në shifrat 2-1 ndaj Vorës. Olberkis shënoi golin e parë të takimit te Elbasani, ndërsa Kasalla ktheu baraspeshën...