Cubarsi-t i ranë më qafë kot, nuk e meritonte kartonin e kuq? Ja shpjegimi që jep ish-sulmuesi i Barcelonës
Barcelona u mund mbrëmë 0-2 nga Atletico Madrid në çerekfinalen e parë në Champions League. Gjërat u vështirësuan për katalanasit në minutën e 41-të, ku pas një kontakti mes Pau Cubarsit dhe Giuliuano Simeone, mbrojtësi katalanas u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrjen ndaj lojtarit të fundit. Megjithatë, ka nga ata që mendojnë se arbitri kryesor i takimit, Istvan Kovacs, u nxituan me ndëshkimin direkt me karton të kuq të Cubarsi-t. Thierry Henry, ë paraqitjen e tij televizive në CBS Sports, argumentoi pse Cubarsi nuk duhej ndëshkuar me të kuq. “Jo, jo, jo… për mua, ky nuk është një karton i kuq. Më vjen keq. E kuptoj rregullin. I fundit, duke mohuar një mundësi për të shënuar gol, por duhet ta shikosh situatën. Topi...
Burimi:
telesport.al