Cubarsí: Ndeshje shumë e rëndësishme ndaj Newcastle, duhet të kualifikohemi patjetër

Cubarsí: Ndeshje shumë e rëndësishme ndaj Newcastle, duhet të kualifikohemi patjetër

17 Mars 2026 14:23 Alfred Lleshi Pau Cubarsí theksoi ambicien e madhe të Barcelonës para ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Newcastle. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, mbrojtësi i ri deklaroi se ndjejnë detyrimin për të kaluar më tej patjetër, teksa beson te mbështetja e tifozëve në “Camp Nou”: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është një përballje që duhet ta kalojmë patjetër. Luajmë ndeshjen e dytë në shtëpi, pas një rezultati të mirë jashtë. Me ndihmën e të gjithë ‘culés’ do të përpiqemi të kualifikohemi”. Për gjendjen fizike shtoi: “Kemi arritur t’i rikuperojmë pak energjitë dhe vijmë në një formë të mirë”. Ai pranoi gjithashtu: “Kemi rregulluar disa gjëra në vijën mbrojtëse që në fillim të sezonit nuk funksiononin si...