“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e tij. Sipas të përditshmes arabe ‘Al Arriyadiyah’, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen me Al Ittihad që do të luhet pasditen e kësaj të premteje dhe do të jetë ndeshja e dytë radhazi që Ronaldo do të humbasë për shkak të zemërimit të tij ndaj Fondit PIF dhe drejtuesve të Ligës Arabe që lejuan kalimin e Karim Benzema te Al Hilal. Kjo e përditshme nuk dha detaje të tjera, por Ronaldo nuk ka asnjë dëmtim e madje të mërkurën ai postoi një foto të tij duke u stërvitur dhe për këtë arsye kjo mungesë e tij interpretohet si një protestë tjetër...