Crespo: Ja si ka ndryshuar Interi me Chivu, është më i forti në Itali dhe po e tregon

Crespo: Ja si ka ndryshuar Interi me Chivu, është më i forti në Itali dhe po e tregon

11 Prill 2026 11:38 Alfred Lleshi Hernán Crespo, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi sezonin e Interit: “Mendoja se ishte më i forti në Itali dhe po e tregon. Kujdes, asgjë nuk ishte e sigurt. Gjatë verës së kaluar ndryshoi trajner, nga Inzaghi te Chivu, ndryshoi metoda dhe disa gjëra taktike. Ka pasur disa pengesa, por në fund ka treguar se është më i miri”. Ish-sulmuesi argjentinas vuri në dukje forcën e ekipit zikaltër: “Aftësia për të luajtur direkt vertikalisht është sekreti i futbollit modern. Më parë Interi ishte shumë horizontal, tani kërkon gjithmonë thellësinë. Kjo falë mësimeve të Chivu. Besoj se drejtuesit po punojnë mirë duke menduar për të ardhmen. Pas ndryshimit të trajnerit, nuk bënë revolucion. Po shtojnë me kujdes elementë...