CR7, Messi, Mbappé, Vinícius…; ja futbollistët modernë që po bëhen pronarë klubesh

CR7, Messi, Mbappé, Vinícius…; ja futbollistët modernë që po bëhen pronarë klubesh

Në një futboll gjithnjë e më global dhe biznesor, yjet e mëdhenj nuk mjaftohen më vetëm me gola dhe trofe. Sot ata po investojnë në klube, duke ndërtuar projekte afatgjata dhe synuar të lënë gjurmë edhe pas përfundimit të karrierës aktive. Fenomeni është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa blerja e fundit e Almerias nga CR7 e ka rikthyer këtë trend në qendër të vëmendjes. Cristiano Ronaldo – Sulmuesi portugez bleu 25% të aksioneve të UD Almería përmes kompanisë “CR7 Sports Investments”, me një marrëveshje rreth 20-25 milionë euro. Më herët ai kishte blerë edhe 15% të aksioneve të Al-Nassr, duke zgjeruar ndikimin e markës së tij në futboll. Kylian Mbappé – Në vitin 2024, Mbappé u bë aksionari kryesor (80%) i SM Caen. Projekti...