Courtois kundër Mourinho dhe Chilavert: Racizmi nuk justifikohet nga një festim

Courtois kundër Mourinho dhe Chilavert: Racizmi nuk justifikohet nga një festim

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, foli para mediave në prag të sfidës ndaj Benfica, duke u fokusuar kryesisht te polemikat rreth rastit “Prestianni” dhe akuzave për racizëm. Belgu theksoi se çelësi për kualifikimin është nisja e fortë dhe mbështetja e tifozëve në “Bernabéu”, pasi rezultati mbetet i rrezikshëm. Një gol i kundërshtarit mund të barazojë gjithçka. Megjithatë, tema kryesore ishte mbrojtja e Vinícius Júnior. “Nuk mund të justifikohet një akt i dyshuar racizmi për shkak të një festimi”, – deklaroi ai, duke shtuar se ekipi i beson plotësisht brazilianit. Courtois kërkoi që UEFA të japë një mesazh të fortë kundër racizmit, duke theksuar se është momenti për t’iu dhënë fund këtyre episodeve në futboll. Ai komentoi edhe deklaratat e José Mourinho dhe José Luis Chilavert,...