Costacurta: Po të isha te Milani, do të filloja të mendoja për rivalët që janë pas
16 Mars 2026 8:10 Alfred Lleshi Humbja e Milanit ndaj Lazios rrezikon të ketë pasoja të rënda në garën për titull. Disfata në “Olimpico” i lë kuqezinjtë 8 pikë larg kreut të renditjes, kur kanë mbetur edhe 9 javë deri në fund të kampionatit. Një diferencë që e bën përmbysjen karshi Interit shumë të vështirë. Pikërisht për këtë arsye, gjatë emisionit “Sky Calcio Club – L’Originale”, ish-mbrojtësi i Milanit sugjeroi që skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri të shohë më shumë nga rivalët që i ka pas në renditje, sesa të vazhdojë të ndjekë vendin e parë. “8 pikë kur kanë mbetur 9 ndeshje janë shumë. Po të isha në atë skuadër, do të filloja të mendoja për rivalët që janë pas”, – u shpreh...
Burimi:
telesport.al