Costacurta “kryqëzon” Rocchi: Duhet ndërhyrë menjëherë. Simulimi i Bastoni? I shëmtuar për sytë e mi
16 Shkurt 2026 7:55 Alfred Lleshi Alessandro Costacurta kritikoi ashpër situatën e arbitrimit në Itali, duke folur për “Sky Sport”, pas episodit të diskutueshëm në Inter-Juventus: “Duhet ndërhyrë menjëherë që ngjarje si ajo të mos ndodhin më. Kam qenë futbollist dhe kam punuar për FIGC…” I pyetur nëse duhet komisionuar AIA dhe ndryshuar Rocchi, ai u përgjigj: “Po, duhet të ndodhë menjëherë. Nuk kemi më kohë, futbolli është në gjendje të rëndë. Lojtarët duhet të bëjnë një analizë ndërgjegjeje dhe të bien dakord mes tyre; nuk është e mundur të shohim gjithë këto simulime”. Për sjelljen e Bastonit shtoi: “Sinqerisht nuk e prisja atë festim. Ai po shkon drejt elitës, ‘Olimpit’, ku janë Maldini dhe Cannavaro. Shpresoj të mos e bëjë më, ishte e shëmtuar...
Burimi:
telesport.al