Conte: Sfidoj këdo që mund të kishte bërë më mirë se unë te Napoli me gjithë këto dëmtime
Pas eliminimit të Napoli nga Champions league, tashmë skuadra kampione e Italisë do të fokusohet në kampionat. Gjithsesi, dëmtimet e shumta detyrojnë klubin të ndërhyjë në merkato, siç konfirmohet nga trajneri Antonio Conte. “Tani duhet të shohim nëse mund të gjejmë kreativitet në tregun e transferimeve, dikë që mund të performojë më mirë se kundërshtari. Nëse kjo nuk ndodh, do të presim që Lukaku të rikuperohet plotësisht“, tha i trajneri i Napoli, Antonio Conte. “Lukaku nuk është ende në formën e tij më të mirë. Giovane ka mbërritur dhe mund të na japë një ndihmë të vërtetë, pastaj do të shohim kur të rikuperohet Anguissa, i cili duhej të ishte gati, por në vend të kësaj ka një problem me shpinën”, shtoi Conte. Më tej,...
Burimi:
telesport.al