Conte nuk ka shpëtim nga bilanci. Me Napolin pa Champions, lamtumirë 50 milionë euro

Conte nuk ka shpëtim nga bilanci. Me Napolin pa Champions, lamtumirë 50 milionë euro

30 Janar 2026 11:03 Alfred Lleshi Ka prej atyre që thonë se Napoli u eliminua nga Champions League që në Kopenhagen. Ka të tjerë që e lidhin gjithçka me humbjen e hidhur në “Maradona” ndaj Chelsea (2-3). Thelbi nuk ndryshon. Për Antonio Conten tani mbetet një objektiv kryesor, “scudetto”, pa harruar Kupën e Italisë dhe çerekfinalen ndaj Comos pas pak më shumë se një jave. Në “Castel Volturno” është rreptësisht e ndaluar të mendohet për zhgënjime, sepse rrezikohet të hidhet poshtë e gjithë pjesa e mbetur e sezonit. Nga bilanci nuk mund të iket. Në verë drejtuesit shpenzuan rreth 200 milionë euro për merkaton, por si klub financiarisht i shëndoshë Napoli nuk rrezikon goditje të menjëhershme nga eliminimi prej Champions-it. Megjithatë, me një fond pagash...