Conte bëhet me dhimbje koke, merr dy lajme negative për në Champions dhe sfidën ndaj Juventusit

Conte bëhet me dhimbje koke, merr dy lajme negative për në Champions dhe sfidën ndaj Juventusit

18 Janar 2026 16:28 Telesport Napoli fitoi dje 1-0 ndaj Sassuolo-s, duke u rikthyer te fitorja pas 3 barazimeve rresht. Megjithatë, Antonio Conte ka marrë dy lajme negative pas fitores së djeshme, në prag të përballjes në Champions League në mesjavë ndaj Copenhagen dhe supersfidës së javës së ardhshme ndaj Juventusit në Serie A. Napoli duket se do të ketë dy mungesa shumë të rëndësishme në këto dy sfida, si ajo e Matteo Politano dhe Amir Rrahmani, të dy të dmëtuar në sfidën ndaj Sassuolo-s, ku dhe u zëvendësuan gjatë pjesës së dytë. Të dy lojtarët vuajnë nga një dëmtim muskulor dhe mungesa e tyre për dy sfidat e ardhshme tashmë është e konfirmuar, duke iu shtuar listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar te...