Conference League/ Hidhet shorti për fazën play-off, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët

Conference League/ Hidhet shorti për fazën play-off, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët

U mbajt këtë të premte në selinë e UEFA-s shorti për fazën play-off në Conference League. Pas gjashtë ndeshjeve të fazës së ligës, 16 skuadrat e renditura nga vendi i 9-të deri në atë të 24-t u shortuan për vijimin e garës në ndeshjet vajtje-ardhje që do jenë me eliminim direkt. Drita e Gjilanit që e mbylli fazën e ligës në pozitën e 20-të, do ketë rival sllovenët e NK Celje. Ndeshja e parë do luhet në Prishtinë. Nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës që e mbylli fazën e ligës në vendin e 22-të do përballet me turqit e Samsunspor, me ndeshjen e parë që do luhet në Shkup. Përballjet e para do luhen më 19 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 26 shkurt. Do jenë këto përballje që do nxjerrin tetë...