Como spektakël ndaj Lecce. Paz magjik, Vojvoda dy asiste. Torino befasohet në shtëpi (video)

Como spektakël ndaj Lecce. Paz magjik, Vojvoda dy asiste. Torino befasohet në shtëpi (video)

27 Dhjetor 2025 17:09 Telesport Kanë përfunduar dy nga ndeshjet e javës së 16-të në Serie A. Në “Via del Mare”, Como fitoi në transfertë 0-3 ndaj Lecce. Nico Paz hapi serinë e golave në minutën e 20-të. Pas një topi të marrë nga Mërgim Vojovda dhe një lëvizjeje të bukur, Nico Paz shënoi një supergol nga distanca, i ndihmuar edhe nga devijimi i kundërshtarit. Vendasit pretenduan për faull të Nico Paz, por për arbitrin ishte gjithçka “ok”. Në minutën e 24-të, Eusebio Di Francesco ndëshkohet me karton të kuq për shkak protestash. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Como-n. Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas shënon edhe dy herë të tjera. Jacob Ramon dyfishoi shifrat në minutën e 66-të, pas...