Como spektakël ndaj Lecce, parakalon Juventusin dhe futet në garë për vendin e 4-të (video)

Como spektakël ndaj Lecce, parakalon Juventusin dhe futet në garë për vendin e 4-të (video)

28 Shkurt 2026 17:16 Telesport Como e drejtuar nga Cesc Fabregas ka mposhtur 3-1 Lecce-n, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të në Serie A. Edhe pse miqtë gjetën të parët avantazhin me golin e Lassana Coulibaly me kokë në minutën e 13-të, vendasit përmbysën shifrat brenda pjesës së parë. Në minutën e 18-të, pas një aksioni model që nisi nga këmbët e Maximo Perrone dhe asistit të Jesus Rodriguez, ishte Anastasios Douvikas që dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat. Në minutën e 35-të, argjentinasi Perrone fiton një top në mesfushë dhe asiston për Jesus Rodriguez, i cili shënon golin e avantazhit për Como-n. Në minutën e 44-të ishte mbrojtësi gjerman Marc Oliver Kempf që shënoi me kokë golin e tretë, pas një...