Como në telashe, dy probleme madhore në rast se do të kualifikohet në Champions League. Nga stadiumi e te Fair Play financiar
23 Mars 2026 19:02 Telesport Como e drejtuar nga Cesc Fabregas po bën një sezon të mrekullueshëm në Serie A, ku aktualisht renditet në vendin e 4-të dhe nëse e mbyll në këtë pozicion, do të marrë pjesë për herë të parë në historinë e saj në Champions League. Mediet italiane bëjnë me dije se në rast se ia del të kualifikohet për në Champions League, Como mund të përballet me probleme me stadiumin dhe penalizime nga UEFA për Fair Play Financiar. Stadiumi aktual i Como-s, “Giuseppe Sinigaglia” nuk i plotëson kriteret për të luajtur në një kompeticion madhor si Champions League, ndaj do të kërkoheshin punime rindërtimi për ta kthyer stadiumin në përputhje me rregullat për garat e UEFA-s, dhe nëse kjo nuk do...
Burimi:
telesport.al