Como është për t’u duartrokitur në Serie A! Fitojnë edhe kundër Juventusit në transfertë, shënon gol Vojvoda

Como është për t’u duartrokitur në Serie A! Fitojnë edhe kundër Juventusit në transfertë, shënon gol Vojvoda

Como ka arritur të fitojë ndaj Juventusit në shifrat 0-2. Cesc Fabregas ka ndërtuar një makineri të frikshme e cila është e aftë vetëm që të fitojë. Kështu ndodhi edhe sot, teksa Como ka grumbulluar tre pikët.Mërgim Vojvoda do të shënonte golin e parë të takimit në minutën e 11, duke mposhtur portierin e bardhezinjve. Pas kësaj fitore, Como renditet në vendin e 6 me 1 pikë më pak se Juventusi i vendit të pestë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/