Como bën lojën, Milan merr pikët. Një super Rabiot dhe super Maignan i japin fitoren (video)

Como bën lojën, Milan merr pikët. Një super Rabiot dhe super Maignan i japin fitoren (video)

Në “Giuseppe Sinigaglia”, Como është mundur 1-3 nga Milan, sfidë e vlefshme për javën e 20-të në Serie A. Como e drejtuar nga Cesc Fabregas gjeti avantazhin që në minutën e 9-të. Pas një skeme të nisur nga goditja e këndit dhe më pas nga harkimi në zonë i Martin Baturina, ishte mbrojtësi gjerman Marc Oliver Kempf, që kërcoi mbi mbrojtësit e Milanit dhe dërgoi topin në rrjetën e Mike Maignan. Në minutën e 24-të, Como pati një rast shumë të mirë për të dyfishuar shifrat me Nico Paz, por Mike Maignan reagon në momentin dhe mënyrën e duhur. Në minutën e 40-të, Como i afrohet sërish golit të dytë. Goditje me kokë nga Da Cunha, por Maignan bën një super pritje. Në fund të...