Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Colturi shkëlqen ne Austri, skiatorja kuqezi renditet e treta, podium i katërt deri tani në Kupën e Botës
E treta e vërteta. Lara Colturi u ringrit pas dy dështimeve të fundit në Kupën e Botës dhe ia doli të bëjë një tjetër mrekulli në Austri. Në disiplinën e slalomit, që është edhe më e preferuara për skiatoren e Shqipërisë, Colturi u rendit në vendin e tretë në Semmering të Austrisë. 19-vjeçarja italiane që garon për vendin tonë u rendit pas krahëve të legjendës amerikane Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast. Colturi dha kohën 1 minutë, 49 sekonda e 39 të qindtat, vetëm 0.57 të qindtat pas vendit të parë. Në zbritjen e parë Lara Colturi u rendit në vendin e dytë me kohën 54 sekonda e 79 të qindtat. Ndërsa në zbritjen e dytë skiatorja e talentuar u rendit e katërta me kohën 54...