Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Çmim nga viti 1986; Leo Messi më afër kurorës së “Mbretit të Amerikës”
Lionel Messi nga Argjentina, Adrián ‘Maravilla’ Martínez dhe uruguajani Giorgian De Arrascaeta janë futbollistët më të votuar në sondazhin tradicional “América le Responde a El País”. Njëri prej tyre do të shpallet “Mbret i Amerikës”. Fituesi do të njoftohet më 31 dhjetor nga gazeta uruguajane “El País”, së bashku me lojtaren dhe trajnerin më të mirë të vitit. Messi, kampion i MLS me Inter Miami, synon ta fitojë këtë çmim, që ende nuk e ka arritur. Sezonin e kaluar ai mori 14 vota dhe u rendit i pesti, pas Luiz Henrique, Jefferson Savarino, Juan Fernando Quintero dhe Thiago Almada. Ai gjithashtu siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026. ‘Maravilla’ Martínez kërkon kurorën pas një viti me Racing, ku fitoi “Recopa Sudamericana”, ishte gjysmëfinalist i “Copa Libertadores” dhe...