Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
“Cilësi e Asllanit është e pabesueshme”, presidenti i Torinos: Janari mbart befasi
Kristjan Asllani është kthyer në një temë diskutimi në Torino. Mesfushori shqiptar u përfol për një largim të parakohshëm, megjithëse trajneri nënkuptoi së fundmi se e gjitha ishte një strategji për t’i dhënë më tepër grintë Asllanit. Ndërkohë, presidenti Kairo e ka etiketuar si një lojtar me cilësi të pabesueshme. “Ai ka pasur ndeshje të mira dhe të këqija, u si gjithë të tjerët. Por cilësia e tij është e pabesueshme. Ai i përdor mjaf mirë të dyja këmbët, nuk mund të thuash se cila është më e forta. Dritarja e transferimeve të janarit mbart gjithmonë befasi, do të shohim”, ka deklaruar Urbano Kairo./Sport Ekspres/