Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Cikalleshi do të kthehet në Shqipëri, do të luajë për një klub të Superiores nga janari
Tashmë është kthyer si traditë që lojtarët e formuar në kampionatin shqiptar e më pas zhvilluar jashtë, kanë si synim të rikthehen për të mbyllur karrierën futbollistike në Shqipëri. Arsyet janë nga më të ndryshmet, nga dëshira për të kontribuar për klubin e parë që kanë luajtur në Shqipëri deri tek klubi i qytetit të tyre. Në të shkuarën ka patur disa emra që vendosën të bënin një gjë të tillë, duke e menduar edhe si një nivel të ulët futbollin tonë dhe që pavarësisht moshës së avancuar, mund të bënin diferencën. Por jo gjithmonë ka funksionuar, sepse pavarësisht që futbolli shqiptarë nuk është i bukur apo me nivel të lartë, gjithsesi mbetet i vështirë. I fundit që po përpiqet të bëjë një gjë të...