Chivu, trajneri më i mirë rumun i vitit 2025: “Asnjëherë i qetë, gjithmonë nën presion”

Chivu, trajneri më i mirë rumun i vitit 2025: “Asnjëherë i qetë, gjithmonë nën presion”

25 Dhjetor 2025 13:38 Alfred Lleshi Cristian Chivu bën bilancin e vitit 2025. Trajneri i Interit mori çmimin për trajnerin më të mirë rumun të vitit, duke vlerësuar karrierën e tij të spikatur në Serie A. Fillimisht te Parma, ku mori një skuadër në vështirësi dhe e shpëtoi nga rënia, më pas u emërua në krye të Interit, pas finales së Champions League me PSG. Vera e tij nuk ishte aspak e qetë. Pas shpëtimit me Parmën, pritej të qëndronte dhe të rinovonte kontratën, por thirrja e Interit ndryshoi gjithçka: “Do të kisha qëndruar te Parma, isha në negociata për rinovimin. Interi më kërkoi, sepse Inzaghi u largua dhe pata fatin të bëhesha trajner këtu”. Në pak ditë, jeta e tij ndryshoi, duke u rikthyer...