Chivu: Niveli i Arsenalit është i lartë, nuk duhet të kemi asnjë shpërqendrim

Chivu: Niveli i Arsenalit është i lartë, nuk duhet të kemi asnjë shpërqendrim

19 Janar 2026 14:40 Alfred Lleshi Interi zbret në fushë të martën mbrëma në “San Siro” për ndeshjen e shtatë të fazës së ligës së Champions-it kundër Arsenalit, me synimin për ta blinduar kualifikimin në 1/8 finale. Në konferencë për shtyp, Cristian Chivu theksoi forcën e kundërshtarit: “Arsenali është në majat e Europës, si në Champions, ashtu edhe në Premier League. Ka investuar shumë dhe niveli i tij është tejet i lartë”. Trajneri zikaltër nënvizoi rëndësinë e ndeshjes: “Të gjitha ndeshjet për Interin janë të rëndësishme, nuk duhet të kemi asnjë ‘rënie tensioni’. Objektivi është të përfundojmë mes tetë më të mirëve”. Për sfidat e humbura ndaj Atletico Madrid dhe Liverpool shtoi: “Duhet besim dhe vëmendje, sepse këto ndeshje vendosen nga detajet”. Chivu konfirmoi se...