Chivu: I lumtur për kalimin e turit, ta luajmë pa obsesione derbin ndaj Milanit
5 Shkurt 2026 8:10 Alfred Lleshi Interi i “rezervave” mposhti Torinon dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Cristian Chivu u shfaq i kënaqur, por shmangu vlerësimet: “Një notë për Interin? Nuk jap nota, sepse nuk jam gazetar dhe nuk bëj ‘fantacalcio’. Jam i lumtur për paraqitjen, treguam energjitë e duhura. Është normale të vuash pak në fund, sepse del krenaria e kundërshtarit. Jam i lumtur për kalimin e turit”. Trajneri rumun shpjegoi rotacionin e gjerë: “Lamë jashtë lojtarë të rëndësishëm? E dimë kë kemi përballë dhe punën e bërë muajt e fundit. Në këto ndeshje duhen këmbë dhe energji; zgjedhjet u bënë sipas atyre që sot kishin më shumë karburant. Janë zgjedhje në funksion të ndeshjeve të luajtura dhe atyre deri në...
Burimi:
telesport.al