Chivu flet si kampion i Italisë: Unë në historinë e Interit? Isha edhe më parë…

Chivu flet si kampion i Italisë: Unë në historinë e Interit? Isha edhe më parë…

Ky është titulli i tij, i pari si trajner, në sezonin e parë në stolin e Interit. Në fillim të sezonit, pas një nisjeje të vështirë, shumëkush dyshonte te zgjedhja e Cristian Chivu si pasues i Simone Inzaghi. Megjithatë, ai arriti të ringrejë një skuadër që dukej në fund të ciklit dhe fitoi titullin e merituar, duke u bërë ish-lojtari i dytë i Interit që ia del pas 88 vitesh. “Unë në historinë e Interit? Ndoshta isha edhe më parë, diçka kam fituar (qesh). Merita është e këtyre lojtarëve që duruan narrativën e sezonit të kaluar, zhgënjimin dhe talljet e atyre që kërkojnë gjithmonë ta ulin këtë skuadër. Kjo është një faqe e rëndësishme në historinë e këtij klubi të madh. Në një moment fituam...