Chivu dhe shifrat rekord, rumuni ka parakaluar emrat historikë të pankinës zikaltër
23 Shkurt 2026 11:03 Alfred Lleshi 41 ndeshjet e para të Cristian Chivu si trajner i Interit, nga Monterrey-Inter në debutimin e Botërorit të Klubeve, në qershor 2025, deri te Lecce-Inter 0-2, i kanë bindur drejtuesit, skuadrën dhe tifozët. Pavarësisht një eksperience të shkurtër te Parma dhe punës me të rinjtë zikaltër, rumuni ka treguar ide të qarta dhe aftësi për t’ua transmetuar lojtarëve. Bilanci është mbresëlënës: 30 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje (duke përfshirë edhe atë ndaj Bologna, pas penalltive në Superkupë). Mesatarja prej 2.23 pikësh për ndeshje është më e lartë se ajo e Inzaghit, Mourinhos, Contes dhe Mancinit në fillimet e tyre tek Interi. Chivu ka kontratë deri më 2027, me rrogë 2.5 milionë euro, ndërsa drejtuesit Marotta dhe Ausilio po...
Burimi:
telesport.al