Chivu buzëqesh para ndeshjes delikate ndaj Como, rikuperon tri titullarët që mund të vulosin fitoren e titullit

Chivu buzëqesh para ndeshjes delikate ndaj Como, rikuperon tri titullarët që mund të vulosin fitoren e titullit

Nga Appiano Gentile në Como, nga qendra stërvitore e klubit zikaltër deri në stadiumin “Sinigaglia”. Inter ka vetëm 9 kilometra për të përshkuar për sfidën e radhës në Serie A me një buzëqeshje përpara ndeshjes të së dielës jashtë fushe kundër djemve të Fabregas. Një ndeshje vendimtare për të tentuar të vulosin garën për titullindhe për të ndaluar rikthimin e Napoli. Trajneri i Inter, Cristian Chivu, është pozitiv sepse në seancën stërvitore të së enjtes, ai arriti të ribashkohej me grupin me të gjithë lojtarët e lënduar pas ndeshjes kundër Roma. Nga Alessandro Bastoni te dy sulmuesit kryesorë, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram. Tre lojtarë kyç, të gjithë gati 100% në formë për një ndeshje vendimtare dhe gati për t’u konfirmuar si titullarë. Dyshja sulmuese...