Chelsea në rrezik, Marc Cucurella-n e duan në Madrid. 45 mln euro direkt plus 10 të tjera bonuse
9 Shkurt 2026 19:14 Telesport Marc Cucurella është një titullar i padiskutueshëm te Chelsea, por spanjolli mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me “Blutë”. Mediet spanjolle bëjnë me dije se 27-vjeçari i krahut të majtë ka përfunduar në radarin e Atletico Madridit. “Colchoneros” e shohin spanjollin si përforcimin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes. Vlera në treg e Cucurella është rreth 50 milionë euro, gjithmonë sipas Transfermarkt.com. Ndërkohë, sipas raportimeve dhe burimeve të ndyshme nga Spanja, Atletico Madrid është e gatshme të ofrojë 45 milionë euro direkt për mbrojtësin e majtë dhe 10 milionë euro të tjera bonuse. Një ofertë e kënaqshme, megjithatë largimi i Cucurella nga Chelsea nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur rëndësinë që ka te londinezët....
Burimi:
telesport.al