Chelsea befasohet në shtëpi nga West Ham, Bayern barazon në fund. Mungon goli në Levante-Atletico (video)
Kanë përfunduar pjesët e para në 3 ndeshjet kryesore që luhen në orën 18:30 me kohën tonë, të vlefshme për Premier League, Bundesligë dhe La Liga. Në “Stamford Bridge”, Chelsea është duke u mundur 0-2 nga West Ham në derbin londinez. Derbi u zhbllokua që në minutën e 7-të,Aaron Wan-Bissaka kroson, Jarrod Bowen shtyn topin në rrjetë. Në minutën e 36-të, West Ham shënoi golin e dytë pas një kundërsulmi dhe kombinimi perfekt mes Bowen, Wan-Bissaka dhe Summerville, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për West Ham. Lajmi tjetër i keq për Chelsean ishte edhe dëmtimi i Pedro neto në minutën e 26-të. SHIKOGOLAT Në “Volksparkstadion”, pjesa e parë mes Hamburger dhe Bayern Munich është mbyllur në barazim 1-1....
Burimi:
telesport.al