Champions League: Vinicius është heroi i Realit, mund Benfica-n. PSG mund me permbysje Monacon
Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në fushën e Benfica-s në ndeshjen e parë të play-off-it, falë një goli vendimtar të Vinícius Júnior. Sfida në Lisbonë ishte e luftuar dhe me tension të lartë, ndërsa trajneri José Mourinho u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk do të jetë në stol në takimin e kthimit. Pjesa e parë ishte e balancuar, me raste nga të dyja skuadrat. Kylian Mbappé dhe Vinicius rrezikuan për madrilenët, por portieri vendas u tregua i vëmendshëm. Në minutën e 50-të erdhi momenti vendimtar: Vinicius realizoi një aksion individual të shkëlqyer dhe shënoi me një goditje të saktë brenda zonës për 1-0. Ndeshja u ndërpre përkohësisht pas thirrjeve raciste nga tribuna, ndërsa më pas tensioni u rrit në...
Burimi:
ntv.al